Rasti në Pejë: Suspendohen katër infermiere, publikohet vendimi dhe inicialet
Lidhur me rastin e tmerrshëm të rrahjes së të moshuarës në Pejë, Qendra e të Moshuarve “Orenda” ka suspenduar katër punëtore.
Kjo qendër, vendimin e ka publikuar në rrjete sociale.
E njëjta ua ka vendosur vetëm inicialet të suspenduarave.
Ndërkaq, deri tash raportohet se janë arrestuar vetëm dy persona.


