Rastet aktive me COVID-19 e kalojnë 5 mijëshin

5 mijë e 359 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Rastet aktive u shtuan pasi gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 852 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq të shëruar ishin më pak, 394 sosh.

Po ashtu gjatë ditës së fundit ka ndodhur edhe një vdekje si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që ata që s’e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës – ta bëjnë këtë.

Rreth 904 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 

Go to TOP