Rashica: Nuk na eci asgjë ndaj Greqisë
Milot Rashica është shprehur i dëshpëruar me humbjen e pësuar nga Greqia.
Sulmuesi i krahut ka thënë se pas golit të pësuar, “Dardanët” nuk arritën të gjenin hapësira në mbrojtjen kundërshtare.
“Besoj që filluam mirë. Në 20 minutat e parë luajtëm shumë më mirë se kundër Qipros. Kishim dy gjysmë raste, por pas pranimit të golit u dukë se Greqia e mori kontrollin e ndeshjes. Ne tentuam por nuk arritëm të gjenim hapësira”, ka theksuar Rashica.
“Në pjesën e dytë nuk eci asgjë për ne siç kemi pritur, por duhet të vazhdojmë për ndeshjen tjetër. Nuk kemi shumë kohë dhe synojmë të fitojmë në ndeshjen e ardhshme pasi nuk kemi çfarë të humbim. Më pas të shkojmë në Greqi të provojmë të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi Rashica.
