Përfundoi edicioni 2021/2022 i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri 

Me ndeshjet e ditës së dytë, që u zhvilluan në Shkodër, përfundoi edicioni 2021/2022 i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri. Lidhja e Prizrenit, e përfaqësuar nga pingpongistët: Kreshnik Mahmuti, Fati Karabaxhaku dhe Blend Hajdari, të udhëhequr nga trajnerët Rifat Rifati dhe Dardan Imami, pas fitoreve të njëpasnjëshme në fund u shpall kampion i kësaj Lige. Nënkampion mbarëkombëtar u shpall skuadra tjetër prizrenase – KPP Liria.

Në konkurrencën e femrave tituli i kampionit ishte i paqartë deri në fund, pasi këtë e kërkonin Drita e Gjilanit dhe Teuta e Durrësit. Gjilanaset: Alma Mehmeti, Linda Zeqiri dhe Lenë Osmani, të udhëhequra nga trajneri Jeton Azizi, shënuan katër fitore, duke mposhtur edhe Teutën 3:0, mirëpo kjo nuk u mjaftoi pasi ato për shkak të setdallimeve u renditën në pozitën e dytë, si pasojë e ndeshjeve të zhvilluara në Kosovë. Në këtë konkurrencë paraqitje të mirë pati edhe ekipi Ahmet Hoxha nga Ferizaj e sidomos kampionia juniore e Kosovës për U-17, Shega Hashani, e cila triumfoi bindshëm ndaj kampiones së Shqipërisë Samanta Agolli me rezultat 3:0.

Pas përfundimit të garave, për kampionët dhe kampionet u dhanë medaljet dhe kupat fituese, të cilat u dorëzuan nga kryetari i FPPK-së, Jeton Beqiri dhe sekretari i FSHPP, Tonin Binosha.

Rezultatet e ditës së parë (M)

Teuta – Lidhja e Prizreni 0:3
Tirana – Matkos Pfarm Dardania 3:0
Tirana Top Spin – Liria 0:3
Elbasani – Priping 1:3
SK Tirana – Lidhja e Prizrenit 1:3
Teuta – Matkos Pfarm Dardania 3:0
Elbasani – Liria 1:3
Tirana Top Spin – Prifing 0:3
Rezultatet e ditës së parë (F)
Drita – e lirë
Tomori – Ahmet Hoxha 0:3
Elbasani – Ahmet Hoxha MK 1:3
Teuta – Peja 3:0
Tomori – Drita 0:3
Ahmet Hoxha e lirë
Teuta – Ahmet Hoxha MK 3:0
Elbasani – Peja 3:1
Rezultatet e ditës së dytë (M)
Tirana Top Spina – Lidhja e Prizrenit 1:3
Elbasani – Matkos Pfarm Dardania 3:0
Teuta – Liria 1:3
SK Tirana – Priping 2:3
Elbasani – Lidhja e Prizrenit 0:3
Tirana Top Spin – Matkos Pfarm Dardania 3:1
SK Tirana – Liria 1:3
Teuta – Priping 1:3
Rezultatet e ditës së dytë (F)
Elbasani – Drita 0:3
Teuta – Ahmet Hoxha 3:1
Ahmet Hoxha MK – e lirë
Tomori – Peja 3:0
Teuta – Drita 0:3
Elbasani – Ahmet Hoxha 0:3
Tomori – Ahmet Hoxha MK 3:0
Peja – e lirë
Tabela M

1. Lidhja e Prizrenit 27
2. Liria 24
3. Priping 23
4. Elbasani 21
5. Dardania 20
6. SK Tirana 19
7. Tirana Top Spin 19
8. Teuta 15
Tabela F
1. Teuta 23
2. Drita 23
3. Ahmet Hoxha 20
4. Tomori 16
5. Elbasani 16
6. Ahmet Hoxha MK 16
7. Peja 12 /Kosova.info/

Go to TOP