Keqpërdormi i detyrës zyrtar, bastisen dy agjenci shtetërore në tri komuna

Në mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur bastisjet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Aksioni po zhvillohet në tië komuna,  Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Aksionin e ka konfirmuar për mediat Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhët në njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar se operacion policor i cili përfshin Prishtinën, Ferizajn dhe Shtimen.

“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë policia.


Go to TOP