Raportohen dy të zhdukur në rajonin e Prizrenit
Dy persona janë raportuar të zhdukur në rajonin e Prizrenit në 24 orët e fundit.
Policia ka njoftuar se në fshatin Piranë, një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia të hënën dhe nuk është kthyer më. Ajo ka thënë se nuk është hera e parë që vajza largohet nga shtëpia. Rasti po hetohet.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses ajo është recidiviste. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Edhe në fshatin Gjonaj një person ka njoftuar se nëna e tij, që është me çrregullime mendore, është larguar nga shtëpia dhe se ai nuk di për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit dyshohet se viktima ka çrregullime mendore”, thuhet në raport.
