Raportimi i drejtorit të policisë në komision vazhdon me dyer të mbyllura
Raportimi i drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Çështje të Sigurisë, tash po vazhdon me dyer të mbyllura.
Dyert u mbyllën me arsyetimin se ka çështje të ndjeshme për t’u trajtuar.
Gjatë raportimit, Hoxha ka folur për raportin vjetor të policisë përgjatë vitit 2023.
