Rangnick e konfirmon interesimin e Bayern Munich

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit te klubi.

Skuadra bavareze pritet që në fund të sezonit të mbetet pa trajner, pasi Thomas Tuchel, i cili kishte marrë drejtimin e Bayern pak më shumë se një vit më parë, po largohet një vit më herët se që e parasheh kontrata e tij. Kjo pas një sezoni zhgënjyes që e pa skuadrën me nam të eliminohet në Kupën e Gjermanisë nga Saarbruecken, skuadër e nivelit të tretë. Megjithatë, ani se tashmë Bayer Leverkusen ka dalur kampion në Bundesliga, Bayern ende është ende në garë për një titull, pasi ka arritur në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballet me Real Madridin javën e ardhshme.

“Ka pasur kontakte nga ana e Bayern Munich dhe kam informuar Federatën Austriake të Futbollit. Fokusi im është te Kombëtarja austriake. Jemi duke u fokusuar plotësisht në kampionatin evropian”, ka thënë Rangnick për uebsajtin austriak “90 Minuten”. “Unë ndihem shumë mirë këtu”.

Në finalet e Euro 2024 Austria gjendet në Grupin D së bashku me Francën, Poloninë dhe Holandën.

Go to TOP