Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj e cilësoi Baca Haxhiun si një njeri që la pas një histori të tërë sfidash dhe sakrificash. Ai theksoi se kjo humbje bëhet edhe më e rëndë për familjen Thaçi, e cila po përballet me mungesën e Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Hagë duke mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi. Zoti ju forcoftë!”, shkroi Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP