Ramiz Kelmendi mundohet ta “zbusë” situatën e ngritjes së çmimeve, ua rrit punëtorëve pagat për 5 përqind

Shqetësuese është rritja e çmimeve të produkteve të shumta në Kosovë.

Por pas kësaj, biznesmeni dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka marrë vendim që të gjithë punonjësve të kompanisë së tij t’ua rris pagat prej 5 përqind.

Madje ai tha se duke parë fluksin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionin në thuajse secilin segment të jetës në Kosovë mori vendim për rritje të pagës mujore për punëtorët e kompanisë së tij.

Njoftimi i plotë:

Duke parë fluksin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionin në pothuaj çdo segment të jetës në Kosovë, kam marrë VENDIM;

që, të gjithë punonjësve të ‘ELKOS GROUP-Etc’ përfshirë këtu edhe kompanitë përcjellëse të familjes tonë, tu bëjë rritje të pagës mujore, në vlerë fillestare me mbi 5%.

Bashkë në secilën ditë të jetës, bashkë në çdo sfidë, bashkë në çdo sukses!

Punonjësve/kolegëve u urojë të kenë vetëm shëndet dhe vetëm suksese në arritjet tona të mëtejme.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’.

Go to TOP