Ramadani: Ndaj KuPS do ta synojmë posedimin e topit
Trajneri i Dritës së Gjilanit, Zekerija Ramadani, ka theksuar rëndësinë e posedimit të topit si armën kryesore të ekipit të tij në ndeshjen e Conference League ndaj KuPS.
Trajneri i Dritës ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes në Finlandë.
“Ne duhet të jemi të kundërshtueshëm në kundërsulmet e kundërshtarit. Posedimi duhet të jetë arma jonë më e fortë, në mënyrë që t’ia humbim besimin kundërshtarit, duke e futur në vështirësi dhe duke e detyruar që të dalë nga vetja”, ka deklaruar Ramadani.
Ramadani ka shtuar se përgatitja e ekipit është bërë me përkushtim maksimal.
“Ne kemi përgatitur aq sa dimë dhe aq sa mundemi. Sot futbolli nuk është vetëm që fiton më i miri, është edhe fati në pyetje. Ne kemi respekt për kundërshtarin deri në fillim të ndeshjes, por kur të fillojë ndeshja, duam ta shkelim dhe ta mundim”, ka theksuar ai.
