Ramabaja përplaset me përfaqësuesit e sindikatave

Profesori Sadri Ramabaja është përplasur në emisionin Pressing në T7 me përfaqësues të sindikatave. Ata thonë se po kërkojnë nga qeveria atë që u është premtuar gjatë fushatës, derisa Ramabaja u ka këshilluar pritjen.

“Propaganda irracionale siç dëgjova këtu pak më përpara, s’më bën përshtypje sepse vjen si reaksion i mllefit personal”, thotë Ramabaja.

“Këtu s’bëhet fjalë për të drejtat e sindikalistëve si masë për rritje të pagave”, tha ai.

“Tregoju opinionit që ti me 130 euro s’mundesh me duruar. Tregoju njerëzve se 60 mijë punëtorë marrin pagë 130 euro’, ndërhyri përfaqësuesi sindikalist.

“20 vjet këto sindikata herë i kanë shërbyer PDK’së e herë LDK’së…’, vazhdoi Ramabaja duke ngrit reagimin e përfaqësuesve sindikalë, Ali Gashi e Jusuf Azemi.

“Burri i kryetares së shtetit ka marrë 396 euro për barna e punëtori që vdes nuk i ka marrë as ato që i takojnë”, ndërhyri përfaqësuesi sindikal.

“Pse s’po pret ai vetëm se e ka pas Covidin”, iu përgjigj Azemi thirrjeve të Ramabajës për durim.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP