Ramabaja: Do të ketë luftë në Ballkan nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se do të ketë luftë në Ballkan nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit.

Ramabaja ka thënë se Serbia është duke u përgatitur për luftë, dhe se i njëjti është shprehur i gatshëm që të jetë ushtarë.

Serbia po përgatitet për luftë. Po e përsëris. Unë do të jem ushtar. Opinioni edhe në vitin 91, 92 nuk fliste për luftë. Po t’i flisje dikujt për luftë nuk të merrte seriozisht. Por LPK për përgatiste luftën. Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternativë. Ose respektohet dhe zbatohet, ose Ballkani rrëshqet drejt luftës”, ka deklaruar Ramabaja.

Go to TOP