Rama: Vetëvendosje ka tentuar ta kopjojë programin tonë
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se kundër kandidati i tij ka kopjuar copëza te programit të tij.
“Ridefinimi i qendrës, pikat e parkingjeve dhe gjuha e përdorur si platforma urbane janë vetëm disa nga pjesët që Vetëvendosja ka tentuar ta kopjojë programin tonë”, ka thënë Rama në Kanal 10.
Rama tha se në raundin e dytë, pret përkrahje nga të gjithë kryeqytetasit, ngaqë sipas tij e ka program origjinal, i cili është një mundësi e mirë për të gjithë në Prishtinë.
Ai, më të tej tha se nuk ka qëllim dhe nuk synon asnjë pozitë politike, por fokusi i tij është që 100% të merret me qytetarin e Prishtinës dhe me transformimin e rrënjësishëm të kryeqytetit për të mirën e përgjithshme.
