Rama uron Kurban Bajramin: Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe solidariteti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si moment reflektimi dhe përkushtimi ndaj vlerave njerëzore.
“Në këtë ditë të shenjtë, le të kujtojmë se sakrifica nuk është vetëm një akt ritual, por një thirrje për përkushtim, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit,” ka shkruar Rama në urimin e tij.
Ai theksoi se festa e Kurban Bajramit është një rikujtim i fuqisë së besimit, vlerës së dhembshurisë dhe nevojës për drejtësi e barazi në shoqëri.
“Qoftë kjo ditë një burim paqeje për shpirtin dhe motiv për vepra të mira,” përfundoi kryetari Rama duke uruar qytetarët me fjalët: “Me fat Kurban Bajramin!”. /Kosova.info/
