Rama uron ditën e flamurit të komunitetit ashkali: Respekt dhe vlerësim për kontributin tuaj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur urimet e tij me rastin e Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali duke vlerësuar identitetin e tyre të pasur dhe kontributin në shoqëri.

Në mesazhin e tij, Rama theksoi rëndësinë e diversitetit dhe unitetit duke bërë thirrje për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

“Kjo ditë na kujton rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Uroj që kjo festë të sjellë gëzim dhe krenari për të gjithë anëtarët e komunitetit tuaj, duke forcuar lidhjet tona shoqërore,” u shpreh ai.

Në fund, Rama përcolli urimet e tij për paqe, mirëqenie dhe zhvillim, duke riafirmuar mbështetjen institucionale për komunitetin ashkali në Prishtinë. /Kosova.info/


Go to TOP