Rama takon kancelarin austriak në Vjenë, poston videon me shqiptaren

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Vjenë njoftoi se ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Më pas kreu i qeverisë ka postuar një video me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut që jeton në Austri. “Shqiptarë gjithandej” thotë Rama duke ia lënë fjalën Hasijes.

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe me Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë, shumë e lumtur që e takova për herë të parë  kryetarin. Jam shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar kryetarin.

Edi Rama: Ka edhe të tjera shqiptare që më kanë takuar, por nga këto të Maqedonisë së Veriut je më ylli nga të gjitha. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, nga Hasija dhe nga unë.

Go to TOP