Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jasharin, me të cilin ka diskutuar për shtatoren e heroit të kombit, Adem Jashari.

Ai ka shkruar se me Bekim Jasharin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit të monumentit të heroit të kombit, Adem Jashari.

Sipas tij, për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe ta nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë. /Kosova.info/

Go to TOP