Orari i barnatoreve në Prishtinë, së shpejti i qasshëm me aplikacion

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për futjen në shërbim të aplikacionit, i cili do të tregojë për barnatoret kujdestare në kryeqytet.

“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, njofton komuna.

Në njoftimin në facebook, bëhet me dije se barnatoret tashmë do ta kenë orarin duke filluar nga ora 07:00 deri më 22:00, duke përfshirë edhe fundjavat e festat zyrtare.

“Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP