Rama shpreh mirënjohje për jetën dhe veprën e Papa Françeskut: Zëri i të pambrojturve, shembull i dashurisë pa kushte
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe veprën e tij.
“Në emër të qytetarëve të Kryeqytetit, sot në Librin e Shenjtë shpreha mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut,” ka shkruar Rama.
Ai e përshkroi Atin e Shenjtë si zërin e atyre që shpesh nuk dëgjohen -të varfërve, refugjatëve dhe fëmijëve – dhe si një shembull të dashurisë pa kushte në veprim.
“U prehtë në paqe, Ati i Shenjtë. Vepra juaj do të frymëzojë breza të tërë,” përfundoi ai.
Papa Françesku, i njohur për përkushtimin e tij ndaj drejtësisë sociale, dialogut ndërfetar dhe mbështetjes për të margjinalizuarit, do të mbahet mend si një figurë që tejkaloi kufijtë fetarë për të përhapur mesazhin e humanizmit dhe paqes. /Kosova.info/
