Rama: Rruga e re nga Veterniku në Rrugën A drejt përfundimit, lidh së shpejti edhe me Rrugën B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po i afrohet përfundimit ndërtimi i rrugës së re që lidh Veternikun me Rrugën A, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në kryeqytet.

“Prej Veternikut drejt Bregut të Diellit, Matit, Prishtinës së Re, tash më lehtë dhe më shpejtë! Faza e përfundimit të rrugës së re nga Veterniku për në Rrugën A e cila së shpejti lidhet me rrugën B,” ka shkruar Rama.

Ky projekt pritet të krijojë një korridor të ri urban duke lidhur disa prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës dhe duke reduktuar ndjeshëm trafikun në hyrje-daljet kryesore të qytetit.

Sipas Komunës së Prishtinës, përfundimi i plotë i kësaj rruge do të mundësojë qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët, si dhe zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës moderne të kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP