Rama: Rinia jonë është thesari më i çmuar i vendit tonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rinia është thesari më i çmuar i Kosovës.

Sipas tij, potencialet e tyre janë të jashtëzakonshme dhe komuna po mundohet që t’i vë në pah talentet e tyre të shumta në teknologji informative, sport, kulturë dhe shumë fusha tjera.

“Potencialet e tyre janë të jashtëzakonshme dhe ne po mundohemi që t’i vëmë në pah talentet e tyre të shumta në Teknologji Informative, Sport, Kulturë e shumë fusha tjera ku ata gjithmonë shkëlqejnë”, ka thënë Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Go to TOP