Rama: Rinia dhe komunitetet, çelësi për një kryeqytet gjithëpërfshirës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet dhe përfshirjes së të rinjve në ndërtimin e një kryeqyteti gjithëpërfshirës.

Gjatë një takimi me nxënës të komunitetit turk, Rama diskutoi për shënimin e Ditës së Komunitetit Turk duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe brezit të ri. Ai nënvizoi se promovimi i vlerave kulturore dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve janë thelbësore për zhvillimin shoqëror.

Sipas tij, Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që afrojnë komunitetet dhe fuqizojnë rininë duke krijuar hapësira më të barabarta dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP