Rama: QKMF në Prishtinë pa barriera, me lift dhe shenja për qytetarët me aftësi të kufizuara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka instaluar një lift të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe shenja me Braille për qytetarët e verbër.

Ky investim është pjesë e nismës “Prishtina pa barriera”, që synon krijimin e një qyteti gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Ndërsa, Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, shtoi se investimet për qasje pa barriera do të vazhdojnë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në qytet, duke theksuar se kjo është një detyrë e rëndësishme për krijimin e një ambienti të barabartë për të gjithë qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP