Rama: Qëndrueshmëria në arkitekturë, nga zgjedhje në domosdoshmëri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “SHARE Architects 2025”, ku ndau vizionin e tij mbi rëndësinë e arkitekturës së qëndrueshme.

Në këtë forum, i cili mblodhi profesionistë nga vende të ndryshme të botës, u diskutuan përvoja dhe ide për ndërtimin e qyteteve më të gjelbra dhe më të qëndrueshme. Rama theksoi se në Prishtinë, qëndrueshmëria nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri, duke u integruar në çdo plan e projekt të ri urban.

“Duhet të mendojmë për qytetet tona në terma afatgjatë duke u siguruar që arkitektura të respektojë natyrën dhe të përmirësojë cilësinë e jetës,” deklaroi ai.

Konferenca “SHARE Architects 2025” vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve inovative mbi zhvillimin urban të qëndrueshëm. /Kosova.info/


Go to TOP