Rama: Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së
Muaj më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e kishte shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliun.
Në “Debat Plus”, Rama tha se shkarkimi i tij s’kishte të bënte me asgjë personale por që sipas tij Musliu u shkarkua për shkak të performancës së dobët.
Rama u shpreh se pas shkarkimit të tij, tashmë kryeqyteti nuk i sheh mbeturinat si problem.
“Sot e sheh që qyteti është super, s’ka qenë më i pastër se 30 vjet. Një problem madhor që kemi pas, me intervenimet tona, ku qyteti nuk e sheh mbeturinat si problem. Kjo është arritje e madhe, dhe e arsyeshme pse është dashtë ta bëjmë atë lëvizje. Asgjë personale ndaj drejtorit, por vetëm performanca”, tha ai.
Ndryshe, pas shkarkimit të Musliut, LDK dhe PDK nuk janë më në koalicion.
“Pagesa” për Prishtina Fan Zone, Rama e krahason asamblistin e VV-së me Kurtin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të asamblistit të LVV-së, Arianit Beqirit, lidhur me çështjen e tarifës për hyrjen në “Prishtina Fan Zone” gjatë Kampionatit Evropian.
Rama e ka krahasuar Beqirin me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “protestën dhe reagimin e tij” e ka bërë për të rënë në sy.
Ai theksuar se praktikat e ndryshme të pagesave në këtë event tregojnë për rregullat dhe organizimin e nevojshëm për evente të hapura në publik.
“Nuk është e vërtetë që ata të thonë 20 euro hyrja, është rren totale. Një asamblist ndoshta që donë të bëhet si Albin Kurti edhe me ra në sy, edhe bën aso gjeste. Unë kam shkuar vet dhe e kam pyetur nëse iu marrin para, për zonën VIP, nëse donë me ta shërby dikush një pije duhet ta paguash atë. Asgjë nuk është pa para, është një atraksion në hapësirë publike, ku e ki një monitorë të madh ku organizatori paguan, organizatori e ka paguar edhe atë hapësirë publike që e ka shfrytëzuar. Ai diku duhet të marrë para, ose duhet ta shesë një pije, evente të tilla nuk janë pa para, kushtojnë… Është demokraci nuk ta ndalon askush me vendos për pije, por jo të thuash është hapësira jem”, ka deklaruar Rama.
“Janë gjëra që janë të rregulluara nuk është anarki qysh të teket, unë jam asamblist i kryeqytetit dhe bëj çfarë të dua, jo nuk bën t’i bën në bazë të disa rregullave, aty janë disa rregulla”, ka shtuar Rama.
Rama: I kemi votat për Planin Zhvillimor Komunal – S’është i njëjtë me atë të Shpend Ahmetit
Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka deklaruar se i kanë votat që të kalojë në kuvend plani zhvillimor komunal që ai e përshkruan si një dokument strategjik për trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit.
Rama në “Debat Plus”, planin e ka përshkruar si rezultat të punës së gjerë të drejtorëve dhe të institucioneve të ndryshme, si dhe të bashkëpunimit me profesionistë lokalë dhe ndërkombëtarë.
“Është një plan strategjik, një plan që tregon trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit, pra planifikimin për zhvillim të kryeqytetit. Jep me vija të trasha se nga shkojmë ne si shoqëri. Për këtë arsye është me rëndësi shumë të madhe që të votohet që të dalë në debat publik, për arsye se një dokument që është punuar me vite të tëra, edhe prej drejtorëve të kryeqytetit prej institucioneve të ndryshme, prej ministrive të ndryshme profesionistëve lokalë e ndërkombëtare, dhe duhet tash të dalë në diskutim publik, në mënyrë që t’u japim mundësi që secili qytetarët i kryeqytetit me pas mundësi për me kuptu ne detaje nga ne planifikojmë ose e shohim të ardhmen e kryeqytetit”, ka thënë Rama.
Rama ka theksuar rëndësinë e debatit publik për këtë plan para se të ratifikohet, duke ftuar të gjithë asamblistët që ta votojnë për ta sjellë në diskutim publik.
“Po mendoj si kemi votat, pasi kemi një plan për zhvillimin e kryeqytetit edhe të gjitha asamblistët që janë votuar nga qytetarët për këtë çështje…I ftoj të gjithë asamblistët pa marrë parasysh se çfarë partie janë që këtë plan zhvillimor ta votojnë për diskutim pra për debat publik, sepse nuk po themi që nesër ta ratifikojmë, ne po themi të votojmë ta vendosim në diskutim publik”, ka deklaruar ai.
