Rama: Prishtina po transformohet me projekte inovative
Në Konferencën e Dytë të Investitorëve ‘Prishtina 2030’, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, prezantoi një sërë projektesh madhore për transformimin e kryeqytetit. Këto projekte janë dizajnuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve përmes zhvillimit të qëndrueshëm, krijimit të hapësirave për këmbësorë dhe përfshirjes së gjelbërimit, pa ngarkuar qytetarët me taksa shtesë.
“Tetë investitorë, përfshirë edhe përfaqësues të diasporës, prezantuan projekte si Tregu i Ri, shndërrimi i Tulltores në Qendër për Art dhe Teknologji, si dhe Ekofshati për Shëndet dhe Mirëqenie. Kryetari Rama falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi angazhimin për ta shndërruar Prishtinën në një qytet praktik, të gjelbër dhe modern”, ka shkruar Rama.
Projekti mbetet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të qytetit, duke përfshirë mbështetje të gjerë nga investitorë vendas e të huaj. /Kosova.info/
