Rama prezanton menynë e re për mësimin gjithëditor në shkollat e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku Sadriu dhe drejtorët e institucioneve arsimore të kryeqytetit, shijuan drekën që do t’u servohet nxënësve në shkollat me mësim gjithëditor.
Rama shprehu kënaqësinë e tij për cilësinë dhe shijen e ushqimit të përgatitur nga Kuzhina Qendrore, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të një menuje të shëndetshme dhe të përshtatshme për fëmijët.
Ai deklaroi se institucionet arsimore janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator. /Kosova.info/