Rama: Përkujtuam 105-vjetorin e Masakrës së Prapashticës-kujtesë dhe nderim për martirër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot në Prapashticë është përkujtuar 105-vjetori i Masakrës së 11 janarit 1921.
“Sot, në Prapashticë, përkujtuam 105-vjetorin e masakrës së 11 janarit 1921 duke nderuar martirët dhe duke ruajtur kujtesën historike të Gollakut dhe të Kosovës,” ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se Monumenti i Masakrës së Prapashticës qëndron si dëshmi e përhershme e sakrificës dhe e qëndresës.
Në fund, Rama ka nderuar martirët me mesazhin: “Lavdi martirëve të Prapashticës.” /Kosova.info/
