Rama për marrëveshjen me Italinë: Shqipëria ka zgjedhur të veprojë si vend anëtar i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët, qeveria e vendit që udhëheq ka zgjedhur të veprojë si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ai thotë se Tirana është pajtuar që të ndajë një barrë të cilën Evropa duhet ta përballojë si një familje e bashkuar, duke kaluar ndarjet tradicionale.

“Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë madhësinë e saj dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyra e të menduarit e kaluar nuk mund të sigurojë një shpëtim nga përballja me atë që po vjen nga të gjitha frontet”, shkruan Rama.

“Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane e besnike ndaj vetvetes mundet”.

Go to TOP