Kosova.info

Rama: Parlamenti Zvicëran ka miratuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Zvicër.

Rama tha se Parlamenti i Zvicrës e ka miratuar me 129 pro Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore.

Me këtë hap shqiptarëve që kanë punuar në shtetin zviceran iu njihet e drejta për ta gëzuar pensionin.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij vit. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike”, tha Rama.

Shefi i Qeverisë së Shqipërisë ka paralajmëruar se një marrëveshje të tillë pritet të miratohet edhe nga Italia.

“Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, theksoi ai.

escort mersin - izmir escort