Rama: Nis qarkullimi i autobusit “Race for the Cure Prishtina 2024” për të rritur vetëdijen për kancerin e gjirit
Nesër, në ora 11:00, do të nisë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”, njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ky autobus, pjesë e linjës 4 të Trafikut Urban, vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe UNFPA, si pjesë e fushatës vetëdijesuese për kancerin e gjirit.
Rama theksoi se, “Fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, me një rritje prej 1000% në numrin e mamografive të realizuara, nga 80 në gusht në 887 në tetor 2023”. Kjo fushatë përfshin një sërë aktivitetesh, duke përfshirë ecjen dhe vrapimin më 6 tetor në mbështetje të grave që kanë përjetuar këtë sëmundje.
“Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë!” u bëri thirrje Rama qytetarëve. /Kosova.info/
