Rama: Nis ndërtimi i strukturave vertikale në Arbëri – Ishulli Urban po merr formë në zemër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar vendosja e strukturave vertikale në lagjen Arbëria, si pjesë e projektit të shumëpritur “Ishulli Urban”.

Ky projekt novator urban synon të lidhë një pjesë të lagjes Arbëri me Pallatin e Rinisë, duke krijuar një platformë të zgjeruar publike, një park-tarracë funksional dhe një hapësirë të re për qytetarët në zemër të kryeqytetit.

“Ishulli do të shërbejë jo vetëm si urë lidhëse mes dy pjesëve të qytetit, por edhe si një hapësirë publike moderne që ofron më shumë mundësi, qasje të lehtë dhe frymëmarrje për komunitetin urban,” theksoi Rama.

Projekti konsiderohet një zgjerim i domosdoshëm i infrastrukturës urbane në Prishtinë dhe pritet të sjellë ndikim pozitiv në jetën publike dhe përmirësimin e hapësirave të përbashkëta. /Kosova.info/

Go to TOP