Rama: Nis ndërtimi i Qendrës për Punë Sociale në Hajvali, mbështetje për qytetarët në nevojë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përuruar sot themelet e Qendrës për Punë Sociale në Hajvali, një projekt i rëndësishëm që synon të ofrojë mbështetje dhe kujdes për qytetarët në nevojë.
Rama theksoi se shërbimet sociale nuk janë vetëm institucione, por pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë. “Vazhdojmë me investime për mirëqenien sociale në Kryeqytet. Po punojmë që askush në Prishtinë të mos ndihet i harruar,” u shpreh ai.
Në këtë inaugurim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelina Sahiti, e cila ritheksoi angazhimin e institucionit për të përmirësuar shërbimet sociale për komunitetin.
Qendra e re pritet të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh për familjet dhe individët në situata të vështira duke forcuar mbështetjen institucionale për grupet më të cenueshme në kryeqytet. /Kosova.info/
