Rama: Në Prishtinë vendoset murali i Ferdonije Qerkezi, “Kryeqyteti nuk harron”

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, është vendosur murali kushtuar Ferdonije Qerkezi, si simbol i kujtesës dhe dhimbjes për të pagjeturit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se vepra është realizuar nga artistja Ermira Murati, bazuar në fotografinë e Artan Korenica.

Sipas Ramës, ky mural është thirrje për të mos harruar dhe kujtesë e përhershme për të gjithë ata që ende mungojnë në Kosovë. Ai shtoi se vepra do të shërbejë si hapësirë reflektimi dhe kujtese në Kryeqytet për një plagë që vazhdon të rëndojë shoqërinë kosovare.

“Kryeqyteti nuk harron”, ka porositur Rama. /Kosova.info/


Go to TOP