Rama në Konferencën për Investitorë kërkon mbështetje nga niveli qendror

Komuna e Prishtinës ka organizuar Konferencën e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”, në të cilën u prezantuan projekte infrastrukturore për transformimin e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se prezantimi i projekteve të transformimit janë të nevojshme dhe ka pasur interes të madh të investitorëve vendor dhe të huaj. Për te gjitha projektet, Rama ka thënë se do te duhet edhe mbështetje nga niveli qendror për të mirën e qytetarëve.

“Kemi arritur me tërheq vëmendjen dhe me ngrit një besim që në kryeqytet po ndodhin gjëra të mira të mëdha dhe transformuese. Prandaj kjo tërheqje e investitorëve ka qenë edhe një qëllim e të gjithave qeverive të mëparshme dhe kjo tregon një siguri në vendin tonë për të ardhmen tonë. Transformimi i kryeqytetit është një punë e madhe dhe jo e lehtë, kam shpall vizionin tim për kryeqytet dhe bashkë me juve po e realizojmë transformimin e kryeqytetit”, ka theksuar Rama.

Rama ka përmendur disa nga projektet infrastrukturore që pritet të ndodhin.

“Një prej projekteve më të mëdha është rruga ‘Xhim Xhema’ apo Rruga ‘A’ që tashmë po bëhet realitetet. Po ashtu projekt i madh është vazhdimi i sheshit ‘Nëna Tereza’, ‘Zahir Pajaziti’ deri në sheshin ‘Xhorxh Bush’. Po ashtu po ndërtojmë shkolla të reja, kemi projekte të reja, por te gjitha këto nuk mjaftojnë sepse edhe investitorët kanë dëshirë me jetu në kryeqytet, vijnë e zgjedhin Prishtinën si vend unik. Duhet edhe ndihma e nivelit qendror në mbështetje sepse ka nevojë investimet janë multimilionëshe dhe nuk i mbulon buxheti i tanishëm”, ka thënë ai.

Drejtori i BERZh në Kosovë, Sergey Maslichenko, ka deklaruar se gjatë kohës që është në vendin tonë ka investuar 50 milionë euro.

Ai ka thënë se janë porositur edhe 30 autobus elektrik për Prishtinën të cilët pritet vijnë vitin e ardhshëm.

“Ne po bëjmë shumë për Kosovën dhe për kryeqytetin e Prishtinës, kemi 50 milionë euro te investuar por mund të bëjmë edhe më shumë. Prishtina është pjesë e një qyteti të gjelbër dhe ne i përkrahim këto projekte në gjithë botën. Ne dëshirojmë të bëjmë shumë kemi porositur 30 autobus elektrik dhe shpresojmë që vitin tjetër do të vijnë”, ka thënë ai.

Sipas tij, është bërë një program për të çliruar pak Prishtinën. Gjithashtu, ai ka thënë se është përkrahur kryeqytet në izolimin e ndërtesave publike, ku janë investuar disa milionë euro.

“Dëshirojmë që të vazhdojmë edhe më tutje më projekte në të ardhmen. Një prej projekteve është Unaza E Prishtinës BERZh ka investuar afër 1 milion euro, ky projekt  është i nevojshëm. NË Kosovë i duhet në te ardhmen që të mbyllin ndotësit e ajrit, por mund të bëjmë më shumë. Pika kyçe për të sjellë investitorë të ri është përmirësimi i infrastrukturës”, ka theksuar Maslichenko.

Go to TOP