Rama “ndërpret” votimin e kryetares së Kuvendit, ulet dhe mbledh fletët e grisura nga opozita

Edhe pse nuk kanë nisur debatet e para në parlamentin e ri, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ka lënë pas lëvizjet që i krijojnë këto debate.

Teksa u nis për të votuar për kryetaren e re të Kuvendit, Rama ndaloi dhe mblodhi fillimisht të gjitha fletët e votimit të grisura të opozitës. Rama i futi në një qese dhe ua dha anëtarëve të komisionit, duke ndërprerë për disa sekonda procesin e votimit.

Kjo lëvizje krijoi pakënaqësi në radhët e opozitës të cilët pretenduan se me këtë lëvizje Rama po pengonte procesin. /tvklan.al/

Go to TOP