Rama mirëpret arkitektë britanikë: Fokus në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave

Në Odën e Kryeqytetit, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur një delegacion arkitektësh nga Mbretëria e Bashkuar, në një takim që synonte forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arkitekturës.

Rama e cilësoi këtë takim si një mundësi të çmuar për shkëmbimin e përvojave dhe përfshirjen e profesionistëve vendas në projekte ndërkombëtare. Ai theksoi se arkitektura nuk është vetëm ndërtim hapësirash, por edhe ndërtim urash bashkëpunimi mes kulturave dhe vendeve.

“Kryeqyteti ka shumë për të ofruar në këtë drejtim dhe besoj fuqishëm se kjo fushë mund të sjellë partneritete të reja dhe zhvillim për Prishtinën,” u shpreh Rama.

Takimi shërbeu si një hap për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në sektorin e arkitekturës dhe urbanizmit, duke hapur perspektiva të reja për projekte të përbashkëta. /Kosova.info/


Go to TOP