Rama mirëpret ambasadorin finlandez Matti Nissinen, vlerëson bashkëpunimin me Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në “Odën e Kryeqytetit” ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Rama e falënderoi ambasadorin për punën dhe bashkëpunimin e çmuar gjatë viteve të shërbimit, duke theksuar se marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Helsinkit kanë qenë gjithmonë të mbushura me frymë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetje.

Ai shprehu bindjen se lidhjet ndërmjet dy kryeqyteteve do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen, ndërsa i uroi Nissinen-it suksese në angazhimet e tij të ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP