Rama me makinë 500 mijë dollarëshe, gazetarja: Ku e more GMC-në, reagon qeveria: E ka marrë me qira PS-ja

Pas lajmeve dhe reagime në rrjet, qeveria ka vendosur të reagojë në lidhje me makinën luksoze ‘GMC’ me të cilën lëviz prej disa muajsh Edi Rama.

Duke shmangur një sqarim publik, qeveria ka vendosur ti reagojë gazetares Esiona Konomi e cila kishte dërguar dhe pyetjet në lidhje me këtë makinë.

Sipas sqarimit të Endri Fugës, makinën luksoze e ka marrë me qira PS-ja dhe jo Edi Rama. E në përgjigjen e tij, Fuga thotë se Rama nuk ka ble asnjë makinë me fondet e buxhetit të shtetit.

Reagimi i gazetares Esiona Konomi:

Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike. Sipas sqarimit të mëposhtëm që mu dërgua në përgjigje të pyetjeve të mia, ky automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.

Përgjigjia e plotë e qeverisë:

Automjeti ne fjale është ne pronësi te një subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.

Partia Socialiste ka një kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushën e shitjes dhe dhënies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te veçanta sigurie.

Ai është marre pasi automjeti i mëparshëm ne përdorim te Kryetarit te PS, nuk plotësonte me standardet e lëvizjes për shkak te amortizimit si pasoje e vjetërsisë dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me këtë rast theksojmë se kryeministri nuk ka blere një automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre.

Go to TOP