Rama: Kryeqyteti i pari në rajon me sektor për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti është i vetmi qytet në Kosovë dhe në rajon që ka themeluar një sektor të posaçëm për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta, i cili funksionon në kuadër të kabinetit të tij, shkruan Kosova.info.

“Sektori është themeluar për t’u dhënë përkrahje të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e vendit, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim lavdinë tonë kombëtare”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me organizatat e veteranëve të luftës, ku është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e përkrahjes.

“Të bashkuar gjithmonë për të mirën e vendit!”, ka shtuar Kryetari i Prishtinës./Kosova.info/


Go to TOP