Rama: Konferenca e Investitorëve Amerikanë 2026 e vendosi Prishtinën në hartën e investimeve strategjike

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të U.S. Embassy Pristina për Kryeqytetin duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë politik dhe strategjik për rëndësinë e Prishtinës në zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas Ramës, kjo përkrahje dëshmon besimin e aleatëve ndërkombëtarë në drejtimin që po ndjek kryeqyteti dhe në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm urban e ekonomik.

Ai tha se “Konferenca e Investitorëve Amerikanë 2026” ishte dëshmi konkrete se ky besim po shndërrohet në veprim duke e vendosur Prishtina në hartën e investimeve serioze dhe partneriteteve strategjike.

Rama theksoi se gjatë konferencës është prezantuar një vizion i qartë për zhvillimin e kryeqytetit duke përfshirë infrastrukturën urbane, energjinë, inovacionin dhe ekonominë moderne.

Në fund, ai falënderoi U.S. Embassy Pristina, American Chamber of Commerce in Kosovo dhe KUSA, si dhe të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipin organizues për kontributin në këtë ngjarje. /Kosova.info/


Go to TOP