Rama kërkon falje pasi përdori termin `autizëm politik`
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar falje pasi kishte përdorur termin “autizëm politik”.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka thënë se ka gabuar dhe se këtë term e ka përdorur padashje.
“Është vonë por nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore por të mos kërkosh falje nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijet autik dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për auztizëm politik. U desh të gaboja që pastaj të mësoja. Prej vitesh konsiderohet e papërshatshme… prandaj kërkoj ndjesë”, tha Rama. /Kosova.info/
