Rama: Karate në Prishtinë, sport, disiplinë dhe shembuj heroikë për të rinjtë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thekson rëndësinë e sportit për formimin e karakterit dhe disiplinës tek të rinjtë.

“Karate është më shumë se sport, është disiplinë, respekt dhe karakter”, tha Rama gjatë një eventi sportiv në kryeqytet.

Ai vlerësoi mbështetjen e Prishtinës për të rinjtë që rriten përmes sportit dhe shembujve inspirues si Zahir Pajaziti.

“Faleminderit Klubit të Karatesë “Luftëtari” për organizimin e këtij turneu dhe për trashëgiminë që po ndërtoni për brezat e ardhshëm”, përfundoi Rama. /Kosova.info/


Go to TOP