Rama: Kapacitetet e “Shtëpisë së të Moshuarve” në Prishtinë po rriten me staf të ri dhe ambiente të përmirësuara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve” në Kryeqytet, ku u shpreh i lumtur për shtimin e kapaciteteve me staf të ri dhe intervenimet e bëra në ambiente.

Ai tha se tashmë kjo qendër ka më shumë mjekë, infermiere, punëtorë kujdesi, staf administrativ e teknik, të cilët me përkushtim dhe zemër kujdesen çdo ditë për të moshuarit.

Gjithashtu, janë bërë ndërhyrje në hapësirat e brendshme dhe në oborr, në mënyrë që kjo shtëpi të mos shërbejë vetëm si vend kujdesi, por të ofrojë edhe hapësirë për shoqëri, qetësi dhe jetë të dinjitetshme për secilin banor.

“Faleminderit për mikpritjen dhe energjinë e mirë”, u shpreh Rama pas vizitës. /Kosova.info/


Go to TOP