Rama: Gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese, Prishtina në mbështetje të studentëve në Shkup

Kryetari i Përparim Rama ka shprehur mbështetje të fuqishme për studentët shqiptarë në Shkup, të cilët më 18 maj pritet të protestojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Në reagimin e tij publik, Rama theksoi se gjuha shqipe nuk është privilegj, por një e drejtë themelore dhe kushtetuese për çdo shqiptar në Maqedonia e Veriut. Ai e cilësoi mobilizimin e studentëve si një kauzë jo vetëm studentore, por edhe kombëtare dhe demokratike.

“Sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie apo ideologjie, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe”, u shpreh ai.

Rama paralajmëroi se heshtja përballë diskriminimit nënkupton bashkëfajësi, ndërsa shtoi se mohimi i gjuhës është njëkohësisht mohim i identitetit dhe rrezik për barazinë në shoqëri.

Në fund, ai theksoi se Prishtina qëndron në mbështetje të plotë të studentëve shqiptarë në Shkup. /Kosova.info/


Go to TOP