Rama fton qytetarët në Minimaratonom “Të Vrapojmë së Bashku me Fëmijët 2025”: Një kauzë për humanitet dhe bashkim komuniteti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen Minimaratonom Humanitare “Të Vrapojmë së Bashku me Fëmijët 2025”, e cila do të mbahet nesër, më 24 maj 2025 duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Kjo iniciativë fisnike, e organizuar nga OJQ “ReplayPeace” me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të tjera, ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve dhe promovimin e solidaritetit shoqëror përmes një gare simbolike. Ky është edicioni i 6-të i kësaj ngjarjeje e cila çdo vit mbledh së bashku fëmijë, qytetarë, artistë, sportistë, si dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë.
“Minimaratona është një mundësi për të bashkuar komunitetin rreth një kauze të madhe – mbështetjen e fëmijëve – të cilën si Kryeqytet kemi kënaqësinë ta përkrahim. Ejani të vrapojmë së bashku për ta bërë ndryshimin,” ka thënë Rama në thirrjen e tij publike.
Ngjarja pritet të jetë festive dhe përplot energji pozitive duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e angazhimit kolektiv për të ndihmuar më të vegjlit e shoqërisë sonë. /Kosova.info/
