Rama: Fitore historike ndaj Suedisë – pasqyrë e shpirtit të kombit tonë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë, duke e cilësuar mëngjesin pas ndeshjes si një ditë krenarie për gjithë shqiptarët.
“Çfarë mëngjesi i bukur për Kosovën e për gjithë shqiptarinë! Të zgjohesh me një fitore historike ndaj Suedisë është ndjenjë krenarie dhe gëzimi. Ekipi ynë tregoi forcë, pasion dhe unitet – pasqyrë e shpirtit të kombit tonë,” ka shkruar Rama në një reagim në rrjete sociale.
Ai shtoi se ndërsa Kosova përgatitet për Kupën e Botës, është e rëndësishme të ruhet kjo energji dhe besim në potencialin e vendit.
“Bravo Kosovë!”, përfundoi Rama, duke shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe simbolet e Dardanëve.
#Kosova #Dardanët #KupaEBotës /Kosova.info/
