Rama falënderon punëtorët e Trafikut Urban: Ju e ktheni shërbimin në mision për qytetin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje për punëtorët e Trafikut Urban duke i cilësuar ata si hallka të rëndësishme të jetës së përditshme të kryeqytetit.
“Ju jeni ata që, çdo ditë e çdo mëngjes, e ktheni shërbimin tuaj në mision duke lidhur njerëzit me punën, shkollën, familjen e jetën e përditshme të Kryeqytetit”, ka deklaruar Rama.
Ai ka falënderuar drejtorin, menaxhmentin dhe gjithë stafin e Trafikut Urban për përkushtimin dhe përgjegjësinë në sigurimin e një transporti të qasshëm dhe të sigurt për qytetarët.
“Ky rrjet është jetik për Prishtinën dhe ju jeni ata që e mbani gjallë çdo ditë”, ka shtuar kryetari. /Kosova.info/
