Rama falënderon operatorët e transportit publik: Edhe nën bllokadë, nuk ndalën asnjë ditë punën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për operatorët e transportit publik urban në kryeqytet duke i vlerësuar për përkushtimin dhe shërbimin e pandërprerë ndaj qytetarëve.

“Sot shpreh falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për operatorët tanë të transportit publik që çdo ditë u shërbejnë mbi 100 mijë qytetarëve të Prishtinës, me 120 autobusë dhe 450 punëtorë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se, pavarësisht bllokadës së mjeteve financiare të bërë nga qeveria, operatorët nuk e kanë ndalur asnjë ditë punën duke qëndruar në shërbim të qytetarëve.

“Sot u zotuan prapë se janë krah për krah për zhvillimin dhe qytetarin. Faleminderit për punën e ndershme dhe përkushtimin tuaj”, ka shtuar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP